E pabesueshme: Mourinho rikthehet në Serie A te rivalët e Interit!?

Mediat italiane kanë publikuar një lajm bombastik.

Juventusi duket se do të mbetet pa Massimiliano Allegrin, i cili pritet të largohet nga Biankonerët në fund të sezonit.

Sot mediat italiane raportojnë se agjenti i njohur Jorge Mendes i cili bashkëpunoi me Juventusin për transferimin e Ronaldos dhe Cancelos, ia ka ofruar Zonjës së Vjetër Jose Mourinhon.

Megjithatë te Juventusi e kanë refuzuar menjëherë një opsion të tillë.

Te Zonja e Vjetër, nuk dyshojnë në aftësitë e Mourinhos, por kryesia nuk mund ta paramendojë që një njeri që ka provokuar disa herë Juventusin dhe është simbol i Interit ta marrë drejtimin e skuadrës.

Herën e fundit që Mourinho u përball me Juventusin, provokoi tifozët bardh e zi, pas fitores me Manchester United.

Mourinho nuk ka shanse ta marrë drejtimin e Juventusit shkruan Sky Sport, ndërsa Antonio Conte raportohet të ketë arritur marrëveshje me Interin.

Mbetet ta shohim se kush do ta drejtojë Juventusin sezonin e ardhshëm.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here