Hazard pyetet për të ardhmen, kjo është përgjigja e tij

Chelsea ka siguruar finalen e Ligës së Evropës pas fitores me penallti kundër Eintracht Frankfurtit në ‘Stamford Bridge’.

Golin e fitores e shënoi ylli belg, Eden Hazard, i cili pas ndeshjes refuzoi të konfirmonte qëndrimin te Chelsea edhe për një sezon.

“Nuk mendoj për këtë gjë. Unë vetëm po mendoj të fitoj diçka me këtë klub”, u përgjigj Eden Hazard për BT Sport kur u pyet për të ardhmen e tij, pasi e ndihmoi Chelsean ta zë një vend në finale të Ligës së Evropës, ku do të përballet me Arsenalin.

“Nëse finalja është ndeshja ime e fundit, do të tentoj të bëj gjithçka. Në mendjen time, nuk e di ende. Kështu që, do të tentoj të fitoj ndeshje me Chelsean”.

E ardhmja e Hazard mund të jetë në Spanjë, ku po kërkohet me ngulm nga skuadra e Real Madrid.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here