Inter dhe Manchester United përgatiten për një shkëmbim spektakolarë

Interi po planifikon të bëjë një rikonstruksion në skuadër gjatë merkatos së verës, raportojnë mediat italiane.

Përveç spekulimeve se drejtimin e Interit sezonin e ardhshëm do ta marrë Antonio Conte, drejtori i Neroaxurëve, Beppe Marotta ka filluar të punojë për përforcimet e merkatos së verës.

Mauro Icardi pritet të largohet nga Interi në fund të sezonit, pas mosmarrëveshjeve rreth rinovimit të kontratës, ndërsa Neroaxurët kanë gjetur pasuesin e tij.

Mediat italiane raporotojnë se dëshira më e madhe e Interit është sulmuesi i Manchester United, Romelu Lukaku.

Lukaku nuk bën pjesë në planet e Solskjaer për sezonin e ardhshëm. Djajtë e Kuq janë të gatshëm për ta shitur Lukakun rreth 60 miliona eurove, por mediat raportojnë se klubet mund të bëjnë një shkëmbim duke përfshirë Ivan Perisic.

Perisic për një kohë ka shfaqur dëshirën që të luajë në Premier League, ndërsa edhe më parë është kërkuar nga Manchester United.

Problemi i vetëm mbetet paga e lartë e Lukakut, i cili përfiton 10 milionë euro te United.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here