Manchester United dhe Arsenal në garë për mesfushorin e Realit

Manchester United dhe Arsenal janë të interesuar për mesfushorin e Real Madridit, Marcos Llorente.

Sipas gazetës spanjolle, “AS”, thuhet se dyja klubet angleze kanë bërë ofertat e para tashmë për 24-vjeçarin.

Duke folur për të ardhmen e Llorentes në Real, trajneri Zinedine Zidane kohët e fundit sugjeroi se nuk është në planet e klubit për sezonin e ardhshëm.

Edhe Atletico Madrid është duke monitoruar situatën dhe pritet që të bëjë një ofertë në drejtim të Los Blancos.

Ndryshe, kujtojmë se kontrata e mesfushorit me klubin mbretëror spanjoll do të përfundoi në vitin 2021.

24-vjeçari ka dalë nga akademia e klubit mbretëror, derisa këtë edicion ka zhvilluar 15 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar dy gola, një në Kupën e Spanjës dhe një tjetër në Kupën e Botës për klube.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here