PSG ka gjetur pasuesin e Cavanit në Serie A

Skuadra e PSG-së është në kërkim të një sulmuesi më përvojë që me shumë gjasa do të zëvendësojë Edinson Cavani sezonin e ardhshëm.

Sipas “France Football” kandidati kryesor për të veshur fanellën e skuadrës kampione të Francës është boshnjaku Edin Dzeko, aktualisht te Roma.

Sulmuesi ka një kontratë deri në vitin 2020 me skuadrën italiane, por gjasat janë që palët të divorcohen që këtë verë (174 ndeshje dhe 86 gola me fanellën e Romës). Ndaj, PSG është hedhur në sulm për sulmuesin 33-vjeçar, që kërkohet edhe nga Interi.

Ai që këmbëngulm për të sjellë boshnjakun te PSG-ja është Antero Henrique, drejtori sportiv i klubit, që e vlerëson shumë lojtarin, me përvojë edhe në arenën ndërkombëtare. Sipas mediave franceze, klubi ka kontaktuar me menaxherin e lojtarit, që duket se e pëlqen këtë ide, pasi edhe familja e tij është dakord për t’u transferuar në Paris.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here