Zyrtare: Ndryshon orari i ndeshjes Juventus-Atalanta, protestojnë tifozët e Milanit

Ndryshimi ishte pritur dhe tani ka ardhur edhe zyrtarizimi.

Ndeshja e gjiros së 37-të në Serie A mes Juventusit dhe Atalantës do të zhvillohet me fillim prej orës 20:30.

Biankonerët kanë bërë kërkesë për ndryshimin e orarit të ndeshjes nga ora 3 e mesditës, në 20:30 për shkak të festës së titullit që do të organzohet në Allianz.

Ky ndryshim ka nxitur protestën e tifozëve të Milanit. Skuadra e Gattusos do të luajë me fillim prej orës 18:00 ndaj Frosinones javën e ardhshme dhe rezultati i ndeshjes do të jetë i njohur për Juventusin dhe Atalantën.

Tifozët e Milanit besojnë se kjo do të ndikojë që Juventus të bëj lëshime ndaj Atalantës në mënyrë që Rosonerët mos të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here