Bombë nga Italia: Conte arrin marrëveshje me Interin, zbulohen detajet

Trajneri italian, Antonio Conte dhe Interi thuhet se kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi nga sezoni i ardhshëm 2019/20.

Interi raportohet se ishin të pakënaqur me punën e trajnerit Luciano Spalletti dhe rezultatet e tij, kështu që u vunë në kërkim të një trajneri të ri.

Ish-trajneri i Juventusit , Chelseat dhe Kombëtares së Italisë, Conte, ka dalë si kandidati kryesor i Nerazzurrëve për të zëvendësuar Spalletti.

Tani mediat italiane raportojnë se klubi nga Giuseppe Meazza dhe trajneri italian tashmë kanë arritur marrëveshje.

Sipas gazetës Tuttusport, Conte ka rënë dakord të bashkohet me Interin në një kontratë tre-vjeçare.

Me këtë marrëveshje trajneri italian thuhet se do të fitojë pagë me vlerë rreth 10 milionë euro në sezon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here