Dortmund i thotë ‘JO’ ofertës 100 milionëshe për Sanchon

Anësori i talentuar po cilësohet si zbulimi i sezonit pas paraqitjeve të mira te Borussia Dortmund në Bundesligës.

Një numër i madh skuadrash kanë filluar të interesohen për shërbimet e 19 vjeçarit, dhe në mesin e tyre edhe Manchester United.

‘The Sun’ shkruan se ‘Djajtë e Kuq’ kanë ofruar 100 milionë euro për Sanchon, ofertë kjo e refuzuar nga Borussia Dortmund.

‘Milionerët’ tashmë kanë ndarë mendjen për të mbajtur në skuadër edhe së paku një sezon Sanchon, që këtë sezon ka shënuar 11 gola në 32 paraqitje.

Sancho te Dortmund është transferuar nga Manchester City për tetë milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here