Formacionet zyrtare: Fiorentina-Milan, Rosonerët kërkojnë fitoren

Fiorentina dhe Milani i kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen në kuadër të javës së 36-të në Serie A.

Viola do të jetë nikoqir i rosonerëve në ndeshjen që fillon në ora 20:30 në stadiumin “Artemio Franchi”.

Fiorentina në këtë ndeshje do të jetë pa Marko Pjaca dhe German Pezellan që janë të lënduar, ndërsa Jeremie Veretout mungon për shkak të kartonit të kuq.

Nga ana tjetër, Milan nuk do të mund të llogarisë në lojtarët si, Giacomo Bonaventura, Davide Calabria dhe Mattia Caldara që kanë pësuar lëndime, ndërsa Lucas Paqueta mungon për shkak të kartonit të kuq.

Formacioni startues i Fiorentinas: Lafont; Laurini, Milenkovic, Vitor Hugo, Biraghi; Edimilson, Benassi, Dabo; Chiesa, Muriel dhe Mirallas.

Formacioni startues i Milanit: Donnarumma, Abate, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez, Calhanogulu, Bakayoko, Kessie, Suso, Piatek dhe Borini.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here