Inter dhe Man Utd po përgatisin një shkëmbim spektakolar

Përveç njoftimeve serioze se në krye të skuadrës mund të vijë Antonio Conte, drejtori sportiv, Beppe Marotta, po punon edhe për sjelljen e disa emrave të mëdhenj.

Me Mauro Icardin që duket se do të largohet nga ‘San Siro’ pas telasheve të shumta që ka shkaktuar këtë sezon, ‘Neroazurët’ kanë filluar të kërkojnë zëvendësuesin e tij.

Mediet në Itali raportojnë se dëshira e parë e Interit është sulmuesi i Manchester United, Romelu Lukaku.

‘Djajtë e Kuq’ janë gati të heqin dorë nga belgu nëse një skuadër ofron deri në 60 milionë euro.

Por, të dy skuadrat mund të dakordohen me Interin që si shkëmbim do të ofrojë Ivan Perisic, kroatin e kërkuar prej kohësh nga Manchester United.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here