Inter në pole position për yllin e Ligue 1

Interi parakalon Arsenalin, Chelsean dhe Milanin, ofertë zyrtare për Florian Thauvin i cili ka qenë futbollisti kryesor i Olympique Marseille këtë edicion.

Sulmuesi francez është duke kaluar nëpër një formë fantastike, ku në 34 ndeshje zyrtare ka realizuar 15 gola dhe ka dhuruar 10 asistime.

26-vjeçari falë paraqitjeve të mira ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha si Chelsea, Arsenal, Milan dhe Inter.

Por duket se e ardhmja e tij do të jetë në Serie A tek Interi.

Neroazzurët kanë parakaluar Arsenalin, Chelsean dhe Milanin në garë për francezin, pasi tanimë kanë bërë ofertë zyrtare për të.

Televizioni francez Canal + ka raportuar se Inter ka ofruar 50 milionë euro te Marseille për transferimin e Thauvin.

26-vjeçari ka kontratë me klubin bregdetar deri në qershor të vitit 2021 dhe ka shprehur dëshirën për tu larguar në drejtim të një ekipi më të madh.

Në rast se skuadrat tjera të interesuara nuk bëjnë ndonjë ofertë më të lartë, atëherë Thauvin pritet t’i bashkohet Interit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here