Projektohet shkëmbimi i bujshëm, Higuain rikthehet në Serie A

E ardhmja e Gonzalo Higuain mund të jetë sërish Seria A.

Nuk bëhet fjalë për një rikthim te Juventus apo Milan, por sulmuesi argjentinas mund të luajë me Romën sezonin e ardhshëm. “Corriere di Torino” zbulon një të fshehtë: Skuadra e Romës e ka kërkuar që në janar sulmuesin 31-vjeçar, por ai vendosi të lërë Milanin për të luajtur te Chelsea, ku trajner është Maurizio Sarri.

Gjithsesi, ky transferim që dështoi në janar mund të realizohet këtë verë, me Higuain që mund të veshë fanellën verdhekuq. Blerja e Higuain do të vijë me paratë që do të vijnë nga shitja e sulmuesit boshnjak Edin Dzeko, gjithnjë e më pranë largimit nga Roma. Madje mediat italiane hipotezojnë edhe një shkëmbim të mundshëm “kokë më kokë” mes dy lojtarëve, me sulmuesin boshnjak që do të rikthehej në Premier League.

Për momentin kjo mbetet një hamendësim, por ka gjasa që gjërat të konkretizohet në rast se Maurizio Sarri largohet nga Chelsea dhe pranon ofertën për të drejtuar Romën. Ai mund të marrë me vete sulmuesin argjentinas, që në këtë mënyrë do të rikthehej në Serinë A pas vetëm 6 muajsh në Londër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here