Revolucioni Conte: Tre mbrojtës dhe një yll në sulm, ja si do të duket Interi sezonin e ardhshëm

Antonio Conte duket se do të jetë trajneri i ardhshëm i Inter-it.

Marotta ka bindur presidentin Zhang që t’ia besojë ekipin ish-trajnerit të Chelsea-t dhe Juventus-it duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Objektivi i tani është të sigurohet Champions-i dhe më pas do të ketë revolucion.

Ndryshimet do të fillojnë nga mbrojtja, me Conte-n që do të luajë me 3 qendërmbrojtës për skemën e tij 3-5-2. Pasi Godin t’i bashkohet De Vrij dhe Skriniar, zikaltrit nuk do të kenë më nevojë për një lojtar tjetër në atë pozicion.

Miranda do të largohet, ndërsa D’Ambrosio do të jetë rezerva e treshes së titullarëve, por mund të aktivizohet në krah në rast se do të ishte e nevojshme.

Conte-s do t’i duhen lojtarë cilësorë në krahë. Danilo do të jetë përforcimi i parë. Inter do ta blejë nga Manchester City për 15 milionë euro dhe lojtari do të fitojë 3,5 milionë euro në sezon. Darmian dhe Emerson Palmieri janë gjithashtu në listën e dëshirave të Conte-s.

Blerja më e bujshme  pritet të vijë në sulm. Icardi rrezikon dhe Conte ka kërkuar blerjen e Romelu Lukaku-t nga Manchester United. Alternativa e parë e belgut është Edin Dzeko.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here