Surprizë, Paratici rrëmben lojtarin e dëshiruar nga Interi

Një sezon për tu harruar nga Alexis Sanchez.

Pas transferimit të bujshëm nga Arsenali në Old Trafford në janar të 2018, Sanchez nuk ka arritur ta gjejë formën e tij te United dhe Djajtë e Kuq dëshirojnë që të lirohen nga kiliani, pasiqë ai është lojtari më i paguar në skuadër.

Agjenti i Sanchez, Fernando Felicevich është takuar me drejtorin e Juventusit Fabio Paratici.

Raportohet se kanë biseduar rreth transferimit të Sanchez te Juventusi, por interesim për kilianin ka shfaqur edhe Interi.

Disa ditë më parë u raportua se Sanchez do të transferohet në Meazza, por sipas informacioneve të fundit duket se Juventusi do ta rrëmbejë atë nga Interi.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here