Dominim total i Hamilton në Barcelonë, Ferrari zhgënjen përsëri

Mercedes vijon dominimin total në këtë sezon të Formulës 1, pasi edhe në garën e Barcelonës, që ishte e pesta sezonale, dy makinat e skuadrës gjermane e mbyllën në krye.

Ishte kampioni në fuqi i botës, Lewis Hamilton ai që u nis i dyti, por e mbylli garën në krye, madje duke regjistruar edhe xhiron më të shpejtë, çka i dha mundësinë të dalë me 26 pikë nga Barcelona, për të marrë kryesimin e renditjes për pilotë, me 112 pikë.

Piloti tjetër e skuadrës gjermane, Valteri Bottas, i cili e nisi garën i pari, arriti ta mbyllë pas britanikut, ndërsa në vendin e tretë u rendit piloti i Red Bull, Max Verstappen.

Një tjetër garë për t’u harruar për pilotët e Ferrarit, që nuk arritën as podiumin këtë herë, duke u renditur përkatësisht Vettel në vendin e katërt dhe Leclerc në vendin e pestë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here