Rakitic lojtar i Interit?

‘Zikaltërit’ janë të interesuar prej kohësh për mesfushorin kroat, të cilin e shohin si përforcim të mirë për sezonin e ardhshëm, për të sfiduar Juventusin që ka fituar titullin e tetë më radhë në Serie A.

31 vjeçari kroat po konsiderohet ai pikë kyçe e kësaj ambicie të Inter, që nga sezoni i ardhshëm pritet të ketë për trajner Antonio Conten, që do ta zëvendësojë Luciano Spallettin.

Rakitic do t’i kushtojë Interi 50 milionë euro, shkruan ‘Goal.com’.

Ky sezon, është i pesti për Rakitic në fanellën e Barcelonës, që po përmbyllet me një trofe tjetër të La Ligas të fituar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here