Dokumentar për Schumacher me pamje të patransmetuara më parë

Më 5 janar, në Gjermani dhe Zvicër, pritet të publikohet dokumentari “Schumacher”, për yllin e Formula 1, i cili prej 5 vitesh gjendet në gjendje vegjetative, pas një aksidenti në një pistë skish dhe prej atëherë ende nuk e ka marrë veten, duke qenë vazhdimisht nën kujdesin mjekësor dhe në kurim.

Do të jetë i pari dokumentar mbi 7 herë kampionin e botës në F1, për të cilin familja e Michael Schumacher ka kontribuuar dhe e ka mbështetur.

Gazeta gjermane “Bild” shkruan se e shoqja, Corinna, do të flasë për herë të parë për bashkëshortin dhe për jetën pranë tij. Do të ketë edhe intervista me të birin Mick (që aktualisht merr pjesë në Formula 2), me të bijën Gina, të atin Rolf (73 vjeç), si dhe shokë e rivalë në skenën sportive.

Traileri i dokumentarit, i cili del në vitin e 50-vjetorit të Schumi-t dhe për 25-vjetorin e fitores së parë në F1, do të prezantohet edhe në Festivalin e Cannes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here