Florenzi i kundërpërgjigjet Ronaldos: ‘Ai mendon se mund të bëjë gjithçka’

Alessandro Florenzi i është kundërpërgjigjur Ronaldos, pasiqë portugezi e ofendoi atë mbrëmë gjatë ndeshjes duke i thënë Je tepër i vogël për të folur.

Për Roma TV, Florenzi ka folur për gjestin e Ronaldos.

“Ai mendon se e ka fituar Topin e Artë dhe se mund të bëjë gjithçka. Edhe unë them gjëra të pamenduara në fushë, por nuk e teproj”, ka thënë Florenzi.

Florenzi shënoi golin e parë të ndeshjes në fitoren 2-0 ndaj Juventusit. Roma rendidet në vendin e 6-të me 62 pikë me tre pikë më pak se Atalanta.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here