Messi ka kërkuar shkarkimin e Valverdes dhe ka gjetur trajnerin e ri

Lionel Messi dje në ndeshjen ndaj Getafes dukej i pa interesuar për të luajtur dhe nuk festoi golat me skuadrën, nuk i përshëndeti tifozët pas ndeshjes, si dhe u largua menjëhërë nga fusha.

Argjentinasi e udhëhoqi Barcelonën drejt titullit të 26-të në Spanjë, mirëpo të gjithë prisnin që Barcelona të luaj në finalen e Madridit. Por një gjë e tillë nuk ndodhi, pasiqë Liverpooli me një përmbysje e eleminoi Barcelonën nga Liga e Kampionëve.

Barcelona pritet të bëjë ndryshime në skuadër, por duket se do të ketë ndryshime edhe në stol. Valverde për dy vite rradhazi u eleminua në mënyrën e njejtë nga Liga e Kampionëve dhe kjo duket se do ti kushtojë shtrenjtë.

Mediat spanjolle raportojnë se Valverde do të largohet nga Barcelona pas Kupës së Mbretit, ndërsa Messi ka dhënë dritën jeshile për largimin e tij dhe ka piketuar pasuesin. Messi ka kërkuar nga kryesia e Barcelonës shkarkimin  e Valverdes.

Përveç kësaj Messi ka kërkuar nga kryesia e Barcelonës që skuadrën sezonin e ardhshëm ta udhëheq strategu holandez, Ronald Koeman.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here