Një veprim i ulët nga portugezi: Ronaldo mbrëmë ofendoi rëndë mbrojtësin e Romës (VIDEO)

Sfida e së dielës në mbrëmje mes Romës e Juventusit, fituar nga verdhekuqtë 2-0, pati edhe momente tensioni, ku spikati një debat mes mbrojtësit të Romës Alessandro Florenzi dhe yllit të Juves, Cristiano Ronaldo.

Florenzi u acarua për shkak se Ronaldo nuk i ktheu Romës topin, edhe pse verdhekuqtë e kishin nxjerrë topin në anësore për shkak të një dëmtimi.

Reagimi i Ronaldos ka bërë xhiron e internetit, sepse portugezi iu drejtua Florenzit duke i bërë një gjest tallës dhe duke i thënë: “Pusho, je tepër i vogël për të folur!“. Një batutë ofenduese që e acaroi shumë Florenzin, i cili u ndal nga Kostas Manolas, sepse donte të përballej me Ronaldon.

 

Pak më vonë Ronaldo tentoi të pajtohej me Florenzin, duke e përqafuar, por pas ndeshjes romanisti tha: “E kishim nxjerrë ne topin jashtë, ndërsa Ronaldo vazhdoi lojën pa na e kthyer. Natyrisht është Top i Artë dhe mendon se ka të drejtë të bëjë atë që bëri”.

Gjithsesi, në fund qeshi Florenzi, sepse shënoi një gol të bukur, mori fitoren dhe festoi me tifozët në tribunën jugore, duke u përqafuar me tifozët ultras.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here