Zyrtare: Gianluca Rocchi do ta ndajë drejtësinë në finalen e Europa League

Chelsea dhe Arsenali do të përballen në finale të Ligës së Evropës, e cila do të zhvillohet më 29 maj në Baku.

UEFA ka bërë të gjitha përgatitjet që finalja e garës së dytë më të madhe për klube në Evropë të zhvillohet normalisht, duke punuar edhe në pritjen e tifozëve të të dyja skuadrave, por edhe të tjerët që do të kenë interesim për ta përcjellë këtë ndeshje.

Shtëpia e futbollit evropian ka bërë të ditur se drejtësinë në finalen e Ligës së Evropës në mes të Chelseat dhe Arsenalit do ta ndajë gjyqtari italian, Gianluca Rocchi.

Gjyqtari italian do të ndihmohet në këtë përballje nga dyshja tjetër referuese, Filippo Meli dhe Lorenzo Manganelli, në finalen që starton në ora 21:00.

Finalja që do të mbahet në stadiumin ‘Olympico’ në kryeqytetin e Azerbajxhanit, do t’i mirëpresë 12.000 tifozë në total nga të dyja skuadrat, ndërsa pjesa tjetër do të jetë për tifozët e tjerë.

Për Gianluca Rocchin kjo do të jetë finalja e parë e Ligës së Evropës. Në vitin 2017, ai kishte referuar në ndeshjen e Superkupës së UEFA-s në mes të Manchester Unitedit dhe Real Madridit. Rocchi është gjyqtar profesional që nga viti 2008, derisa në këtë sezon ka referuar në gjashtë ndeshje të Ligës së Kampionëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here