Bayerni prezanton fanellën e re për sezonin e ardhshëm (FOTO)

Bayern Munich ka zbuluar fanellën e re për sezonin 2019/20 nëpërmjet një postimi të bërë në profilin zyrtar të klubit në Twitter.

Uniforma e re do të përdoret nga formacioni i Kovac në ndeshjen e fundit të këtij sezoni në Bundesliga.

Bayern kryeson kampionatin me një avantazh prej dy pikësh ndaj Borussia Dortmund dhe në javën e fundit do të presë në shtëpi Eintracht Frankfurt që luan për të siguruar një vend në sezonin e ardhshëm të Champions League.

A do t’i sjellë fat fanella e re bavarezëve?

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here