Bombë nga Italia: Insigne transferohet te rivalët e Napolit

Mediat italiane raportojnë se Lorenzo Insigne ka vendosur që të largohet nga Napoli në fund të sezonit.

Kapiteni i Napoletanëve ka shokuar tifozët, ndërsa Corriere della Sera, raporton se Insigne dëshiron të qëndrojë në Itali.

Menjëherë në aksion janë hedhur gjigantët Inter dhe Milan, ndërsa Insigne ka kërkuar pagë prej 5 miliona eurove.

Gjigantët e Milanos kanë nevojë për një lojtarë si Lorenzo Insigne.

Insigne ka luajtur 39 ndeshje me Napolin këtë sezon dhe ka shënuar 14 gola, ndërsa me përfaqësuesen e Italisë ka shënuar 4 gola në 30 ndeshje.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here