Çmendet Interi: Dy lojtarë dhe 45 milionë euro për yllin e dëshiruar nga Juventus

Është periudhë për t’u marrë seriozisht në disa drejtime.

Kështu mendon Giuseppe Marotta dhe të gjithë drejtuesit tek Interi. Me dy ndeshje të mbetura për t’u luajtur në Serie A dhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm, të arritur deri tani, zikaltrit mund të fillojnë sulmin në merkato. Objektivi numër një mbetet Federico Chiesa.

Sulmuesi vjollcë kërkohet me ngulm në Milano, duke kapërcyer edhe konkurrencën e Juventusit. Ky do të ishte një sinjal i drejtpërdrejtë për rivalët bardhezinj, se çfarë i pret sezonin e ardhshëm. Pas disa kohëve në gjurmët e xhevahirit më të çmuar të Fiorentinës, Interi e ka gati paketën financiare, me të cilën do të mundohet ta bindë klubin vjollcë për ta lënë lojtarin të largohet.

Siç është raportuar nga “Corriere dello Sport”, ideja e zikaltërve është ulja e kërkesës ekonomike të Fiorentinës (e cila sot dëshiron 80 milionë euro) në 40-45 milionë euro, duke përfshirë edhe ndonjë futbollist tjetër ne operacion. Në mënyrë të veçantë, udhëtimin nga Milano në Firence mund ta ndërmarrë Yann Karamoh, që pritet të kthehet nga huazimi te Bordo, dhe Zinho Vanheusden, që kthehet nga Standard Liège.

Me këtë ofertë, Marotta shpreson ta bindë Fiorentinën për të filluar një negociatë serioze, që mund të mbyllet me rezultatin e dëshiruar nga të gjithë tifozët zikaltër: ardhja e Federico Chiesa tek Interi. Në favor të klubit të Milanos mund të jetë edhe emërimi eventual i Antonio Conte në stol.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here