Juventus ka gjetur pasuesin e Cancelos në Ligue 1

Juventus raportohet se mund të afrojë Thomas Meunier nëse Joao Cancelo largohet këtë verë. 

Sipas Calciomercato.com, e ardhmja e Cancelo-s tek Juventus varet nëse qëndron apo jo trajneri Max Allegri.

Faqja pretendon se Allegri nuk është i impresionuar nga aftësitë mbrojtëse të lojtarit dhe javët e fundit ka preferuar Mattia De Sciglio-n.

Ndërkohë, Meunier thuhet të jetë në listën e emrave që do të largohet nga PSG këtë verë dhe bardhezinjtë kanë nisur kontaktet me lojtarin.

Juve ka kërkuar informacione për situatën e belgut që gjatë verës së kaluar, përpara se të arrihej marrëveshja me Cancelo-n.

27-vjeçari nuk ka arritur të ruajë një vend titullari te PSG dhe thuhet të jetë një simpatizant i Serie A.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here