Sarri bën gati valixhet: Legjenda e Chelsea merr drejtimin e Bluve

Maurizio Sarri nuk ka arritur të bind me Chelsean në sezonin e tij të parë në Stamford Bridge.

Blutë e Londrës e përfunduan sezonin në pozitën e 4-tërt në Premier League dhe do të luajnë në finalen e Europa League me 29. maj ndaj Arsenalit.

Sipas informacioneve  të fundit Sarri nuk pritet të jetë trajner i Chelsea sezonin e ardhshëm.

Por nëse Sarri shkarkohet nga Chelsea, kush do ta zërë vendin e tij?

Siç raporton Sport Mediaset, legjenda e Chelsea Frank Lampard do ta marrë drejtimin e Bluve pas përfundimit të sezonit.

Lampard njihet si legjendë e Chelsea dhe për momentin ai është trajner te Derby County.

Lampard ka vetëm një vit eksperiencë si trajner, por Derby County do të përballet me Leeds United për tu futur në Premier League. Edhe pse pa shumë eksperiencë, kryesia e Chelsea beson se Lampard do të sillte suksese në Stamford Bridge si trajner.

Lampard do të pritej krahëhapur nga Stamford Bridge pasi ka kaluar 13 vite aty si lojtar.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here