E pabesueshme: Familja e Bin Laden financon klubin e Premier League

Një lajm aspak i këndshëm po prish festën e ngjitjes në Premier League të Sheffield United. 

“Daily Mail”, në fakt, ka zbuluar se në muajt e kaluar klubi anglez, aktualisht në gjyq për shkak të një lufte për pushtet mes bashkëpronarëve Kevin McCabe dhe Abdullah Bin Mosaad Bin Abdulaziz (zotërojnë të dy 50% të ekipit), ka marrë, nga pjesa “arabe” e klubit, një financim prej 3 milionë eurosh që është zbuluar se ka ardhur nga familja e Osama Bin Laden, një nga terroristët më të tmerrshëm të historisë së njerëzimit, arkitekti i sulmit ndaj Kullave Binjake të New York-ut në shtatorin e vitit 2001.

Akuzave të bëra nga McCabe, avokatët e Abdullah Bin Mosaad Bin Abdulaziz Al Saud u janë përgjigjur: “E dinte shumë mirë se nga vinin ato para”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here