Inter kontakton Unitedin, Alexis Sanchez gjitnjë e më pranë rikthimit në Serie A

Inter thuhet se ka bërë një ‘oferët formale’ për sulmuesin e Manchester Unitedit, Alexis Sanchez dhe mund ta tarnsferoj falas.

Sipas të përditshmes britanike, Daily Mail, klubi i Serie A dëshiron të sigurojë shërbimet e kilianit gjatë afatit kalimtar të verës.

Djajtë e Kuq gjithashtu mund të jenë të prirur të shkurtojnë humbjet e veta dhe ta shesin lojtarin, e cila gjë do të bënte të kursente 570 mijë euro çdo javë.

Kjo është për shkak se një marrëveshje në formë huazimi në ndonjë klub do të thotë edhe vazhdim të dhënies së pagës së majme nga ana e Djajtë e Kuq.

“Inter Milan ka bërë një ofertë formale për Alexis Sanchezin. Palët janë duke eksploruar mundësinë e arritjes së një marrëveshje të përhershme nga fillimi i korrikut”, shkruan gazeta.

Agjenti i Sanchezit, Fernando Felicevich, tash e sa kohë gjendet në shtetin italian, ku po mundohet t’i gjej një skuadër të re futbollistit.

Ndryshe, lojtari më parë ka luajtur te skuadra e Serie A e Udineses deri në vitin 2011, ku më pas u transferua te Barcelona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here