Jo vetëm Hazard, Zidane dëshiron edhe yllin e Liverpoolit

Sipas gazetarit të Canal+, Philippe Carayon, Real Madrid po planifikon të hidhet në sulm për yllin e Liverpool-it, Mohamed Salah, pasi të ketë siguruar Eden Hazard nga Chelsea. 

Belgu besohet të ketë arritur marrëveshjen me madrilenët, që duhet të paguajnë 100 milionë euro për ta blerë nga Chelsea. Gjigantët e Spanjës flitet se kanë arritur edhe një marrëveshje me Frankfurti-n për sulmuesin Luka Jovic mbi bazën e 60 milionë eurove.

Carayon, gjithsesi, ka thënë se Real do edhe Salah : “Siç e dimë, Real Madrid ka nisur punën për rindërtimin e skuadrës dhe pasi të kompletojë blerjen e Eden Hazard, Zidane do të kërkojë të marrë edhe Mohamed Salah. Ideja e tyre është të formojnë një super sulm”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here