Porto ka gjetur pasuesin e Casillas te Reali Madridit

Pas lamtumirës së detyruar të Iker Casillasit, për shkak të një infarkti në zemër, skuadra portugeze e Portos po kërkon një tjetër portier, që për rastësi, pritet të vijë sërish nga Reali i Madridit.

Kjo pasi presidenti Perez i ka komunikuar gardianit nga Kosta Rika vendimin për ta larguar në fund të verës dhe agjentët e Navas kanë hyrë menjëherë në negociata me Porton, për të mundësuar transferimin e portierit në Portugali.

Në ditët në vijim pritet të hidhet më shumë dritë mbi këtë operacion, por mediat portugeze japin konfirmime se marrëveshja ka avancuar në masën 80% dhe pritet të diskutohen vetëm pak detaje, para se të vijë zyrtarizimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here