Solskjaer ka gjetur pasuesin e Lukakut në Francë

Ole Gunnar Solskjaer ka piketuar yllin e Lyon Moussa Dembele si pasuesin ideal të Romelu Lukakut, i cili pritet të largohet nga Manchester United në fund të sezonit.

Ish-sulmuesi i Celtic, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij këtë sezon, ndërsa vlera e tij në treg është 50 milionë euro.

Solskjaer dëshiron ta ripërtrijë skuadrën me lojtarë të rinj, ndërsa Dembele është vetëm 22 vjeç. Përveç Dembeles, United është i interesuar për sulmuesin e Lille Nicolas Pepe.

Dembele u transferua te Lyon vitin e kaluar dhe në sezonin e tij të parë  ka shënuar 20 gola, 14 prej tyre në Ligue 1.

Solskjaer nuk dëshiron të bëjë shpenzime të mëdha dhe synon të transferojë lojtarë të rinjë që nuk janë ende të shtrenjtë, ashtu si Pochettino te Tottenham.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here