Superlajm për Atalantën, dëmtohet ylli i Juventusit

Lajme të këqija për Juventusin dhe… Milanin, por të shkëlqyera për Atalantan.

Në përballjen e ditës së dielë, bardhezinjtë do të duhet të zbresin në fushë pa kapitenin Giorgio Chiellini, që është dëmtuar në stërvitje dhe për shkak të dhimbjeve në pulpë mungon në sfidën e fundit në “Allianz Stadium” për këtë sezon.

Chiellini sapo ishte kthyer nga një dëmtim i gjatë që e mbajti jashtë, aq sa nuk luajti ndaj Ajax, ku “Zonja” u eliminua.

Mungesë e rëndësishme kjo për Juventusin. Nuk dihet nëse Rugani do të rikuperojë në kohë, pasi sapo është kthyer në stërvitje, ashtu si Mandzukic.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here