Zyrtarizohen afatet e merkatos në Itali, ka një ndryshim të rëndësishëm

Federata Italiane, përmes një komunikate të shfaqur në faqen e saj në internet, ka zyrtarizuar datat e çeljes dhe të mbylljes së merkatos verore e asaj dimërore. 

Kështu, merkato verore do të hapet më datë 1 korrik dhe do të mbyllet më datë 2 shtator, ndërsa ajo dimërore do të inagurohet më datë 2 janar, teksa do të mbyllet më datë 31 janar.

Referuar sa publikuar nga FIGC, rezulton që të jetë reflektuar një ndryshim në raport me afatet e merkatos së vitit të kaluar, që rezultoi të ishte disa javë më e shkurtër.

“Presidenti i federatës ka njoftuar se dy sezonet e merkatos së ardhshme do të zhvillohet duke nisur nga data 1 korrik deri më 2 shtatorë, për atë veroren dhe nga 2 deri më 31 janar për atë dimërore”, citon komunikata zyrtare e FIGC.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here