Allegri ka gjetur klubin e ri? – Italiani drekon me presidentin e gjigantit të Premier League

Vjen një lajm bombë nga Franca dhe gazetari në fjalë quhet Abdellah Boulma, që është edhe i akredituar për FIFA-n dhe UEFA-n.

Sipas këtij të fundit, trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka drekuar me presidentin e Manchester City, Khaldoon Al Mubarak.

Nuk dihet nëse lajmi është i vërtetë dhe nëse do të faktohet, por trajneri livornez kishte menduar në detaj largimin e tij nga bardhezinjtë. Pep Guardiola, megjithatë, ditën e sotme në konferencë tha se nuk ka ndër mend të largohet nga Manchester City dhe sidomos te Juventusi… i pyetur nga gazetarët.

Po sikur të ishte i gjithi një blof dhe të projektohej shkëmbimi Guardiola-Allegri?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here