De Jong kundër Nike në lidhje me emrin në fanellë

Në muajin shkurt, Frenkie De Jong tregoi se si Nike dëshironte që ai të kishte emrin e tij në pjesën e prapme të fanellës së tij te Barcelona për arsye marketingu, por ka refuzuar të ndodh diçka e tillë.

De Jong ka bërë të qartë se nuk pritet ta dëgjoj gjigantin e veshmbathjeve pasi në fanellë do të vazhdojë ta mbaj mbiemrin e tij dhe jo emrin.

“Ka një ide për të luajtur me ‘Frenkie’ në pjesën e prapme të fanellës. Nike preferon këta nga pikëpamja e shitjes, por nuk jam i sigurt nëse dëshiroj”, ka thënë 22-vjeçari për Het Kontakt.

Mesfushori holandez është një “atlet i Nike-s” dhe sipas ESPN, gjiganti amerikan i sporteve do të mbulojë një “shumë të madhe” gjatë kohës së tij në Camp Nou.

Megjithatë, holandezi ka zgjedhur të shkojë kundër kërkesave të sponsorit të tij, duke zbuluar në Instagram se ai do të luajë me emrin De Jong në fanellë.

Ai gjithashtu dëshiron të mbajë përsëri numrin 21, edhe pse tani është i zënë nga mesfushori i ri i Blaugranëve, Carles Alena.

“Në korrik, unë nënshkruaj kontratën time zyrtare me Barcelonën dhe gjithashtu duke iu paraqitur tifozëve dhe shtypit”.

“Të luaj me numrin 21 do të ishte mirë, sepse ky është numri im. Zgjedhja për sezonin e ri ende nuk dihet, prandaj do të duhet të pres dhe të shoh”, përfundoi De Jong.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here