PSG dëshiron portjer të ri: Donnarumma dhe Lloris në shënjestrën e parisienëve

PSG dëshiron të transferojë një portjer të ri gjatë merkatos së verës, ndërsa në listën e parisienëve janë dy emra.

Mediat franceze raportojnë se objektivi kryesorë është portjeri i Tottenham, Hugo Lloris. 32-vjeçari për disa sezone me rradhë është njëri nga portjerët më të mirë, ndërsa vitin e kaluar u shpall kampion bote me Francën.

PSG pritet të që së shpejti të fillojë bisedimet për Lloris, pasiqë francezi do të luajë në finalen e Ligës së Kampionëve me 1 qershor.

I dyti në listën e parisienëve është portjeri i Milanit, Gianluigi Donnarumma. Mediat italiane shkruajnë se PSG ka përgatitur një ofertë prej 55 miliona eurove për Donnarumman, por vështirë se rosonerët do të heqin dorë nga italiani për një shifër të tillë.

Ky lajm erdhi menjëherë pasiqë Buffon njoftoi se PSG i ka ofruar rinovimin e kontratës edhe për një vit tjetër. Megjithatë nëse Buffon mbetet në Parkun e Princave ai do të jetë porjeti i dytë.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here