Xhaka në Serie A, te skuadra e madhe italiane

Skuadra e Luciano Spallettit renditet në vendin e tretë në Serie A kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të sezonit, por kanë mbetur 23 pikë larg Juventusit.

Planet e Interit për sezonin e ardhshëm janë rritja e rivalitetit me Juventus, për të kërkuar titullin e Serie A që mungon që nga viti 2010.

Sipas medieve në Itali, sytë e Interit janë në Premierligë, ku po kërkohen disa lojtarë.

Është mesfushori Granit Xhaka i Arsenalit që po pëlqehet nga Inter.

Ilkay Gundogan dhe Danilo i Manchester Cityt po ashtu janë në listën e Interit, që po monitoron edhe Alexis Sanchezin, Romelu Lukakun dhe Matteo Darmianin e Manchester United.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here