Marotta nis sulmin: Interi ofron 40 milionë euro dhe një lojtarë për yllin e Everton

Interi raportohet se është vënë në gjurmët e sulmuesit të Evertonit, Richarlison dhe mund të ofrojë mesfushorin Joao Mario në marrëveshje.

UEFA njoftoi gjatë të premtes se klubi italian nuk do të jetë më i kufizuar nga Fair Play Finaciar dhe nga 30 qershori mund të bëjnë transferime të mëdha.

Kështu, drejtuesit e klubit nga Giuseppe Meazza veçse kanë filluar të etiketojnë transferimet e mundshme të verës.

Drejtori Beppe Marotta dhe drejtori sportiv Piero Ausilio thuhet se kanë bërë sulmuesin e Evertonit, Richarlison, njërin nga objektivat kryesor.

Sipas gazetës Tuttosport, Nerazzurrët do të përfshijnë reprezentuesin portugez, Joao Mario, i cili ka një vlerësim prej 20 milion euro, në çdo lëvizje të mundshme për sulmuesin brazilian që vlerësohet 65 milionë euro.

22-vjeçari brazilian iu bashkua Evertonit verën e kaluar nga Watford për 40 milionë euro dhe shkëlqeu në Goodison Park, duke shënuar 14 herë në 38 ndeshje.

Ndërkohë, emra të tjerë në listën e dëshirave të Interit janë edhe Edin Dzeko i Romës, Federico Chiesa i Fiorentinas dhe Alexis Sanchez dhe Romelu Lukaku të Manchester Unitedit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here