Ylli francez ka njoftuar se dëshiron të nis një sfidë të re, duke lënë të kuptohet se ëndërron t’i bashkohet Barcelonës dhe Lionel Messit.
Megjithatë, transferimi i tij në ‘Camp Nou’ mund të shkaktojë atmosferë aspak të mirë te kampionët e La Ligas.
Gazeta e madhe spanjolle ‘Sport.es’, raporton se lojtarët e Barcelonës nuk dëshirojnë transferimin e Griezmann në ‘Camp Nou’.
“Dhoma e zhveshjes ka thënë JO”, shkruan Sport.es.
Në këtë shkrim, ‘Sport.es’ potencon se refuzimi i Griezmann verën e kaluar për të kaluar te Barcelona, nuk u ka pëlqyer këtyre të fundit.
Po ashtu, Messi u ka thënë shokëve të skuadrave se asnjëherë nuk i ka kërkuar Griezmann të transferohet te Barcelona, qysh pretendohet në shkrimet e medieve.
Në fund, lojtarët e Barcelonës besojnë se Griezmann nuk është një lloj futbollisti për të cilin klubi ka nevojë, dhe se sulmi nuk është pjesë e ekipit që duhet të përforcohet për sezonin e ri.