Sfida me Napolin, e ardhmja e tij, Icardi, Champions-i…; Spalletti flet për të gjitha

BRUNECK, ITALY - JULY 07: Head coach FC Internazionale Milano Luciano Spalletti speaks with the media during a FC Internazionale press conference on July 7, 2017 in Reischach near Bruneck, Italy. (Photo by Claudio Villa - Inter/Inter via Getty Images)

Luciano Spalletti foli si zakonisht, në prag të sfidës, në konferencën për shtyp. Një përmbledhje e përgjithshme dhe një kompliment për kundërshtarin e së nesërmes, si për ta filluar sfidën e së dielës: “Kjo nuk është një çështje e qëllimeve që kemi, por se si do të përballemi me ndeshjen. Ne jemi përgatitur për më të mirën, jemi trajnuar mirë dhe e dimë se çfarë duam”.

Spalletti nuk dëshiron të shpërqendrohet nga zërat e jashtëm, edhe nëse ato janë shumë të zhurmshëm. Ashtu si ato, që kanë të bëjnë me divorcin midis Allegrit dhe Juventusit, apo zëvendësuesin e tij virtual (ndoshta, Antonio Conte): “Trajneri është një rol i bukur dhe i komplikuar. Sidoqoftë, dëshiroj të qëndroj i përqendruar vetëm te sfida e nesërme. Nëse doni të flisni për trajnerët, atëherë jam i interesuar vetëm për një: Ancelotti. Ai është një nga më të mëdhenjtë e futbollit tonë. Tani mendoj vetëm për atë dhe ekipin e tij, sepse ndeshja e nesërme është e rëndësishme për mua”.

Trajneri i Interit, në mënyrë të pashmangshme ka folur edhe për Mauro Icardi, me disa fjalë të pakta, por të qarta: “Icardi është një djalë dhe futbollist i mirë. Nëse thotë se dëshiron të qëndrojë, dy ndeshje nga fundi i kampionatit, duhet të besojmë në atë që thotë”.

Pas dy vitesh tek Interi, me të panjohurën e së ardhmes, Spalletti mundohet të bëjë njëlloj bilanci të përgjithshëm: “Në këto dy vite është bërë një punë e madhe, kemi vendosur një bazë, kemi zhvilluar ndeshje të shkëlqyera. Natyrisht, kemi lënë edhe shumë pikë rrugës. Me rëndësi është rikthimi në Ligën e Kampionëve”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here