Bielsa rikthehet në Itali, por kësaj rradhe te rivalët e Lazios!

Roma është në kërkim të një trajneri pas shkarkimit të Eusebio Di Francesco dhe dështimit të Claudio Ranieri, i cili ka kontratë deri në fund të këtij sezoni dhe nuk do të rinovojë.

Pas disa tentativave me Antonio Conte, presidenti James Pallota nuk arriti ta bindë italianin, i cili thuhet se ka arritur marrëveshje me Interin.

Ka qenë “Sky Sport” që ka zbuluar se klubi kryeqytetas ka vendosur kontaktet me Marcelo Bielsa, i cili ka kontratë me Leeds United deri në qershor të vitit 2020.

Rikthimi i “El Loco” në Itali, për më tepër tek Roma, do të ishte një ngjarje e madhe, sepse trajneri argjentinas mbahet mend për firmën me Lazio dhe largimin pas dy ditësh që filloi përgatitja për sezonin e ardhshëm, sepse klubi nuk i bleu asnjë nga 7 lojtarët e kërkuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here