Coman ka arritur diçka të jashtëzakonshme pas triumfit në Bundesliga

Kingsley Coman tashmë ka fituar tetë tituj të ligave radhazi dhe është vetëm 22 vjeçar.

Këtë të arritur ai e ka kompletuar me tri skuadra; Juventus, Bayern Munich dhe Paris Saint Germain.

Gjithçka ka filluar në vitin 2013, kur Coman me PSG triumfuan në kuadër të Ligue 1, për të vazhduar edhe në vitin 2014 me ecurinë e njëjtë.

Pastaj, në vitin 2015, Coman me skuadrën e Juventus siguroi triumfin në Serie A.

Viti 2016 numëron dy medalje të arta për anësorin francez, i cili ishte pjesë e kampionëve të Serie A (Juventus), si dhe paraqitej me kampionët e Bundesliga (Bayern Munich).

Ai fitoi edhe tri herë të tjera titullin e kampionit në Bundesliga, për të pasuruar sirtarin e tij.

Në moshën 22 vjeçare, ai numëron; 4 Bundesliga, 3 Superkupa të Gjermanisë, 2 Ligue 1, 2 Serie A, 1 Kupë të Gjermanisë, 1 Kupë të Italisë, 1 Kupë të Ligës së Francës, 1 Superkupë të Italisë dhe 1 Superkup të Francës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here