Hazard drejt largimit, zbulohet pasuesi i tij

Eden Hazard pritet të largohet nga Chelsea pas finales së Europa League. Belgu pritet të transferohet te Reali i Madridit, ndërsa tani është zbuluar se kush do ta pasojë atë te Chelsea.

Mediat angleze zbulojnë se lojtari i ri që do ta mbart fanellën me numrin 10-të te Chelsea do të jetë Callum Hodson Odoi, i cili ka shkëlqyer këtë sezon dhe cilësohet si e ardhmja e futbollit anglez.

18-vjeçari në janar ishte pranë transferimit te Bayerni Munichut dhe ai personalisht e kishte konfirmuar se dëshiron largimin, por te Chelsea i ofruar rinovim kontrate dhe i kanë premtuar atij fanellën me numrin 10-të.

Me këtë Chelsea dëshiron që ta bind atë të qëndrojë në Stamford Bridge dhe të bëhet pasuesi i Hazard.

Sa i përket Hazard, belgu pritet që të transferohet te Reali për shifrën e 110 miliona eurove dhe zyrtarizimi është vetëm çështje kohe.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here