Milani bën „pazar“ me UEFA-n: Rosonerët nuk do të luajnë një vit në kompeticionet europiane

Mediat italiane raportojnë se Milani ka probleme me Fair Playn Financiarë dhe se do të ulen në tryezë me UEFA-n për të bërë pazar. 

Raportohet se Rosonerët kanë filluar bisedimet me shtëpinë e futbollit europian dhe janë të gatshëm të mos luajnë një vit në kompeticionet europiane, nëse nuk arrijnë që të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Milani u skualifikua nga kompeticionet europiane për sezonin 2018/19, por Rosonerët vendosën që ta ankimojnë vendimin e UEFA-s në Gjykatën Sportive në Lozanë nga ku morrën përgjige pozitive. Megjithatë Milani u eleminua që në fazën e grupeve në Europa League.

Sipas vendimit të fundit të UEFA-s, Milani u gjobit me 12 milionë euro, me kufizim prej 21 lojtarëve në kompeticionet europiane si dhe skualifikim nga kompeticionet europiane për një vit, nëse financat e klubit nuk balancohen deri në vitin 2021. Te Milani nuk besojnë se do të arrijnë ti balancojnë financat në afatin e caktuar dhe janë të gatshëm të pranojnë dënimin e UEFA-s.

Corriere dello Sport, shkruan se Milani është i gatshëm të pranojë dënimin nga UEFA për të mos luajtur një vit në kompeticionet europiane, në rast se nuk kualifikohen në Ligën e Kampionëve. Rosonerët nuk janë të interesuar për të luajtur në Europa League.

Milani momentalisht gjendet në pozitën e 5-të me tre pikë më pak se Atalanta e cila luan me Juventusin.

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here