Qendër mbrojtësi belg që ka bartur shiritin e kapitenit tek Manchester City do ta lë skuadrën pas 11 viteve qëndrim.
Këtë e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e ‘Citizens’, pas një sezoni të jashtëzakonshëm, ku kapiteni pati fatin të gëzonte triumfin në tripletën angleze.
Kompany ka regjistruar 360 ndeshje në karrierën e tij me ‘Citizens’, që nga transferimi i tij nga Bundesliga.
Me siguri se goli i tij i fundit me skuadrën do të jetë ai që do të mbahet mend gjithmonë, pasi ishte më i bukuri dhe pati rëndësinë më të madhe.
Goli ndaj Leicester ishte ai që i mundësoi skuadrës së Guardiolas të mbante epërsinë me Liverpool, që në fund doli të ketë vlerën e titullit të kampionit.
Shijojeni edhe njëherë këtë gol, pasi do të jetë i fundit që do të shihni nga Kompany.
Vincent Kompany scores the most important goal of his life against Leicester City to clinch a 1-0 win!
Pep and his side are one game away from retaining their title.
This weeks TOTW also includes many other great players, notably 95 rated Hazard.
The rest of #totw34 is below pic.twitter.com/vXsJwo0i5p
— fifacircle (@fifacircle) May 8, 2019