Babai i Sala para se të vdiste: Cardiff e la si një qen

Tragjedia në familjen e Emiliano Salas ka qenë mjaft e rëndë që nga janari e deri tani.

Ish-sulmuesi i Nantes u ble nga Cardiffi për 15 milionë paund. Argjentinasi u nis për të udhëtuar nga Franca drejt Anglisë, por fatkeqësisht nuk shkoi kurrë në destinacion. Avioni u rrëzua dhe përfundoi në fund të detit me lojtarin që gjeti vdekjen së bashku me pilotin.

Tragjedia në familje nuk u mbyll aty, pasi babai i sulmuesit, Horacio, vdiq në prill. Ai pësoi një atak kardiak dhe nuk ia doli dot të mbijetonte. BBC i ka kushtuar një dokumentar vdekjes së Salas dhe babi i tij, Horacio, kur ishte gjallë ka akuzuar drejtuesit e klubit anglez.

Me lot në sy, fatkeqi Horacio lëshoi mllef kundrejt Cardiffit. “Me të gjitha paratë e paguara për të, pse ishte kaq e vështirë të gjenin diçka të sigurt për të? Pse nuk e bënë? E lanë atë vetëm. E lanë atë si një qen. Ata e lanë atë e braktisin”.

Pjesë e dokumentarit është dhe mamaja e Emilianos, Mercedes Taffarel. “Akoma vazhdoj e mendoj se ai do të më telefonojë, por jo”, – tregoi ajo me dhimbje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here