De Rossi transferohet te rivalët e Romës, por si trajner

Daniele De Rossi do të largohet nga Roma pas 19-të viteve, ndërsa tifozët kanë reaguar ashpërt ndaj presidentitn James Pallotta i cili nuk i rinovoi kontratën italianit.

Ditëve të fundit është raportuar se De Rossi do të transferohet në MLS, por trajneri i Sampdorias Marco Giampaolo për Sky Calcio ka zbuluar një bisedë interesante mes tij dhe Rossit.

De Rossi ëndërron që një ditë të bëhet trajner dhe strategu i Sampdorias ka deklaruar se ai mund ti bashkohet skuadrës nga Genoa.

“De Rossi më ka thënë se dëshiron të bashkëpunojë me mua. Unë i kam thënë se në rast se do të kem hapsira, atëherë do të të marr në stafin tim”, tha Giampaolo.

Nga sezoni  i ardhshëm De Rossin mund ta shohim si trajner.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here