Surprizë, Reali rinovon me njërin nga yjet e ekipit

Reali i Madridit ka nisur që tani punën për sezonin e ardhshëm, sepse sezoni u mbyll turpshëm dhe trajneri Zinedine Zidane ka për detyrë të rindërtojë ekipin.

Priten ndryshime madhore, që i ka paralajmëruar vetë trajneri francez, por ndërkohë skuadra aktuale nuk do të shpërbëhet, edhe pse në media ka kohë që raportohet se do largohen shumë veteranë.

Një prej yjeve të Los Blancos në 5 vitet e fundit, Toni Kroos, do të mbetet në Madrid, sepse sot mesfushori gjerman ka rinovuar edhe për një vit më shumë me Realin, duke e zgjatur kontratën deri në vitin 2023. Këtë sezon Kroos nuk ka shkëlqyer, ashtu si shumica e lojtarëve madrilenë, ndaj kishte kohë që përflitej për largim, me PSG dhe Manchester United që ishin gati ta blinin.

I transferuar te Reali në vitin 2014, Kroos ka fituar 3 Champions League dhe një kampionat spanjoll, me 13 gola të shënuar në 233 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Me Zidane Kroos ka qenë shumë i rëndësishëm dhe duket se francezi ka vëne veton, për faktin se bëhet fjalë për një lojtar ende në moshë mjaft të re dhe që mund të japë shumë, pa harruar që në qarkullim nuk ka lojtarë të nivelit të tij dhe do duhej një shpenzim kolosal për ta zëvendësuar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here