UEFA me një ndryshim të rëndësishëm për finalen e Ligës së Kampionëve

Shtëpia e futbollit europian ka njoftuar për një ndryshim në finalen e Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Tottenham.

Ky ndryshim do ti mundësojë dy skuadrave finaliste të kenë në dispozicion 23 lojtarë për finalen e madhe.

Jurgen Klopp dhe Mauricio Pochettino do të kenë në dispozicon 12 lojtarë në pankinë, për dallim nga 7 siç ka qenë më herët.

I njejti ndryshim vlen edhe për finalen e Europa League mes Arsenal dhe Chelsea.

Finalistët gjithashtu do të kenë të drejtë për zënvendësimin e katërt në rast se ndeshja shkon në vazhdime.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here