A e paralajmëroi De Ligt transferimin e tij te Barcelona?

E ardhmja e tij mbetet për t’u zyrtarizuar, por destinacioni më i mundshëm për Mattijs De Ligt, qendërmbrojtësin e datëlindjes 1999 të Ajax, mbetet Barcelona.

Sipas raporteve të katalanases Sport, në fakt talenti i ri holandez ka lëshuar sinjale të mëtejshme në drejtim të kampionëve të La Liga-s: “Nëse do të doja të luaja me De Jong edhe në të ardhmen? Patjetër, nuk dua të ndahem prej tij. Do të ishte mirë të luaja sërish në skuadrën e tij. Po, do të doja, por tani për tani nuk e di se çfarë do të ndodhë”.

De Ligt, nga ana tjetër, kurrë nuk e ka fshehur preferencën e tij për Barcelonën, aq shumë, sa deri para pak javësh, marrëveshja dukej praktikisht e bërë. Sidoqoftë, kërkesat e larta të menaxherit, Mino Raiola, e ngadalësuan akordin, me Juventusin gati për të përfituar. Megjithatë, ndjenja është se përfundimisht do të gjendet një marrëveshje midis palëve.

De Ligt ka zgjedhur prej kohësh: dëshiron të luajë në Barcelonë me shokun e tij De Jong. Tani, topi është në fushën e Raiola. Të dy janë rritur bashkë tek Ajax dhe kanë qenë gjithmonë shokë të ngushtë. Për këtë arsye, deri më sot, Barcelona mbetet në avantazh të qartë në garën për De Ligt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here